Logo
autori

Prof dr. Zeqirja Idrizi

DRAODAKUM - GRADECI

Gjeografia

Fshati shtrihet rrëzë malit Shar, përpara ka fushën pjellore të Pollogut. Sipas disa statistikave, në atarin (rrethin) e këtij fshati përfshihet pjesa më e madhe e fushës së Pollogut. Ai rreth kufizohet në jug me fshatin Sanakos, në perëndim me malet e Sharit, në veri me fshatin Pirok e në lindje është fushë që kufizohet me fushat e fshatrave Tenovë dhe Cegran. Në aspektin demografik Gradeci numron rreth 7.000 banorë. Të gjith shqiptarë të besimit Islam. Ne fshat ekziston një infrastrukture e gjerë si shkolla fillore me diku rreth 400 nxënës te shkollës fillore "MEHMET DERALLA'. Ambullanta e fshatit me mjek te përhershëm qe ofron shërbime për fshatin dhe rrethinën. Gjithashtu, fshati ka një Xhami e ndërtuar para disa viteve me norma dhe standarde moderne , ne kuadër të së cilës funksionon edhe shkolla islame ku marrin mësime fëmijët e fshatit si vajza ashtu edhe djem të moshës së re.

Ështe kaq e lashte kjo tokë e Gradecit ! E pasur në tradita të gjithanshme,të atyre traditave, që e bëjnë jetën dinjitoze, që e lartesojnë personalitetin e gradecarit te te gjitha kohërave. Janë Gradecarët e hershëm, që e bënë te njohur fshatin e tyre në historinë shumëshekullore të popullit shqiptar. Janë ata, që shkruan faqe të lavdishme me punë djersë të pafund me pjesëmarjen aktive në luftrat e popullit shqiptar kundër pushtuesve, duke u hapur varret e atyre mu në Fushën e Pollogut.

Historiku i Gradecit

Gradeci, i njohur në lashtësi si Draodacum, është një fshat në komunën e Vrapçishtit, në Maqedoninë e Veriut. Emri i tij i lashtë, Draodacum, dëshmon për ekzistencën e hershme të vendbanimit në këtë zonë. Gjithashtu për lashtësinë e Draodakumit në Librin Ilirët te autorët Antikë dradakumin e përmendë edhe historian romak Tit livi I cili thot: Delegat e Mbretit pleurat për të shkuar te mbreti Gent kanë kaluar nëpr Lisus (Lezhë) Uskana (Këçovë), Drakum (Gostivar), Draodakum (Gradec) ku edhe e kan të sigurtë me bujtë delegate, që tregon se ka qenë gradina më e rëndësishme sipaspozitës gjeostrategjke, gjithashtu për këtë lokalitet flasin edhe grmimet arkeologjike që janë bërë gjat viteve të 90-ta t ë shekullit XX. Në këto gërmime arkeologjike sëbashku më me ekipin e Arkeologëve të Shkupit pjesmarës ka qene e dhe prof. Zeqirja Idrizi, në kët lokalitet të quajtur Gradinë (Gradishte) zbulumam 13 vareza të cilat i përkis

autori

fig.1. Vari I improvizuar i lokalitetit në Gradec 1989.

Kufomat në këta vareza ishin të mbrojtur nga qeramika, në të cilat kishte edhe shenja të mjeshtërve tëcilët I kishin punuar ato.

Gjithashtu në kët lokalitet është gjetur edhe stella (ras vari) e nje vajze

autori

Fig.2. në këtë stele shihet qartë se ështënjë vajzëe re, shihen qartë bistekat, jeleku dhe gjerdani në qafë.

autori

Fig. 3. Mozaiku I gjetur në dysheme të Kishës Iliro-roamke, ku shifet qartë kryqi i thyer.

autori

Fig.4. themelet e shtëpive në Gradinë (Gradishte ), të cilat gjenden ende nën dhe sepse nuk është bërë ndonjë hulumtim arkeologjik në kët lokalitet .

Gjithashtu Draodakumi -Gradeci në mesjetë sipas disa burimeve, ka lidhje historike me familjen e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Thuhet se nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte me origjinë nga ky fshat, duke e lidhur kështu Gradecin me historinë e tij familjare.

Gjithashtu, gjatë periudhës osmane, Gradeci u zhvillua si një qendër e rëndësishme tregtare dhe bujqësore, duke u njohur për organizimin e mirëfilltë të jetës së përditshme dhe traditat e pasura të komunitetit të tij. Familja Deralla nga fshati Gradec i Gostivarit ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Gjithashtu nga kjo familje pjesmarës në Lidhjen e Prizrenit kanë qenë edhe shum delegate e më të spikatur kanë qenë babe e birë Hasan e Memet Deralla. Njëri nga anëtarët më të shquar të kësaj familjeje është Mehmet Pashë Deralla, i lindur në vitin 1843 në Gradec. Ai ishte një nga protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878 dhe të Lidhjes Besa Besë të Pejës, ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare. Mehmet Pashë Deralla, I cili shërbeu si Ministri i Luftës në

Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë 1912 dhe njëherit ishte themelues I ushtrisë së rregullt ushtarake dhe hartues I rregullores për formiin e policies shqiptare. Memt Deralla arsimin fillor e mori në Tetovë, ndërsa atë të mesëm në Shkup. Më pas, ndoqi studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit, shërbeu për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadoll dhe ndoqi shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Perandorinë Osmane. Pas kthimit në trojet shqiptare, Mehmet Pashë Deralla u emërua në poste të rëndësishme ushtarake në Selanik, Shkup dhe Prizren. Në shenjë proteste ndaj politikave osmane, ai hoqi gradat e tij dhe iu përkushtua çështjes kombëtare, duke u bërë këshilltar i Sulejman Vokshit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Pas shtypjes së Lidhjes, vazhdoi aktivitetin e tij atdhetar në Lidhjen e Pejës dhe u internua në Irak, prej nga u kthye pas një amnistie në vitin 1908. Banorët e fshatit Gradec janë shpirtërisht të lidhur me veprimtarinë dhe personalitetin e Mehmet Pashë Derallës, duke emërtuar institucione dhe vendbanime me emrin e tij.

Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, rajoni i Pollogut, ku ndodhet fshati Gradec, u përfshi në ngjarje të rëndësishme historike që ndikuan në jetën e banorëve të tij.

Lufta e Parë Botërore (1914-1918): Gjatë kësaj periudhe, territori i Maqedonisë së sotme, përfshirë Pollogun, ishte pjesë e Mbretërisë së Serbisë. Lufta solli mobilizimin e detyruar të burrave shqiptarë në ushtrinë serbe, ndërsa ekonomia lokale u vu në shërbim të nevojave ushtarake. Pushtimet e ndryshme nga forcat austro-hungareze dhe bullgare ndikuan në ndarjen dhe administrimin e ndryshëm të zonës, duke sjellë sfida të mëdha për popullsinë shqiptare.

Lufta e Dytë Botërore (1939-1945): Në këtë periudhë, pas pushtimit të Jugosllavisë nga fuqitë e Boshtit në prill 1941, territoret shqiptare në Maqedoni, përfshirë Pollogun dhe fshatin Gradec, u bashkuan me Shqipërinë nën administrimin italian. Kjo solli ndryshime në administratën lokale dhe një rritje të ndjenjës kombëtare ndër shqiptarët e rajonit. Megjithatë, lufta solli edhe sfida të reja, përfshirë mobilizimin ushtarak dhe ndikimin e lëvizjeve partizane në zonë. Ndërsa informacioni specifik për fshatin Gradec gjatë këtyre periudhave është i kufizuar në burimet e disponueshme, është e qartë se rajoni i Pollogut përjetoi ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore gjatë dy luftërave botërore, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e banorëve të tij.

autori

Në Gradec të Pollogut, shkolla e parë në gjuhën shqipe u hap në vitin shkollor 16.02 1941/42, me mësuesin e parë Zef Çurçija. Në vitin shkollor 1942/43 shkolla e Gradecit i kishte 101 nxënës, pa asnjë vajzë. Nevoja kadrovike ishte për 2-3 mësues, por edhe në këtë vit shkollor punoi mësuesi Zef Çurçija me kl. I, II, III dhe të IV fillore.Edhe në vitin shkollor 1943/44 ishte i njejti numër nxënësish, d.m.th. 101 nxënës, prej tyre 100 meshkuj dhe 1 femër. Gjithashtu për të tretin vit punoi me kl. I, II, III dhe të IV fillore i njejti mësues, Zef Çurçija.

Aktualisht, në Gradec funksionon Shkolla Fillore Komunale "Mehmet Deralla", e cila ofron arsim në gjuhën shqipe për nxënësit e moshës 6 deri në 15 vjeç. Kjo shkollë ndodhet në qendër të fshatit dhe ka një staf prej 54 të punësuarish që edukojnë rreth 413 nxënës.

Fshati ruan trashëgiminë e tij historike dhe kulturore, duke qenë një dëshmi e gjallë e historisë së gjatë dhe të pasur të kësaj zone.

autori
Logo